http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita pretendon se vettingu ne rradhet e policise eshte nderprere. Selia blu sqaroi se procesi ka ngecur pasi eshte 534 drejtues te larte i verifikuan si te lidhur me ish sigurimin e shtetit. Deklaratat u bënë gjatë një dalje për mediat nga deputeti Gent Strazimiri. Po ikën tetori, por vetting në polici nuk ka, sepse 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë verifikuar se i kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit si oficerë, spiunë apo të dyja bashkë.Një nga kriteret për vlerësimin e figurës së çdo punonjësi të Policisë apo Gardës lidhet me të shkuarën e tij në raport me Sigurimin e Shtetit, të cilën janë të detyruar ta deklarojnë në një formular të veçantë. 534 sigurimsat që drejtojnë sot Policinë e Shtetit janë arsyeja pse procesi i vetingut në polici është ndërprerë dhe zhurma e madhe e Fatmir Xhafës dhe e Edi Ramës është zëvendësuar me heshtje.