http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokuroria e Tiranës ka lëshuar fletëthirrjen për kreun e PD-së Lulzim Basha në kuadër të hetimit për çështjen e lobimit në SHBA nga një kompani ruse.Pas kryesrjes së veprimeve hetimore, Prokuroria ka vendosur që ta marrë të pandehur kreun demokrat, Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin.Basha do të paraqitet në prokurori më datë 17 qershor ora 09:30.Organi akuzës paralajmëron liderin demokrat se nëse refuzon që të paraqitet për të dëshmuar; do të ndërhyjë Policia Gjyqësore dhe do të bëj shoqërimin e tij.Tre prokurorët e çështjes që kanë vendosur që të marrin Bashën të pandehur janë, Ervin Karanxha. Gjergji Tako dhe Kolë Hysenaj.