http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operacioni që le në errësirë ata që nuk paguajnë energjinë elektrike, i ka dhënë frytet e para. Sipas të dhënave zyrtare nga kreu i sapozgjedhur i OSHEE, veten tre ditët e fundit janë lidhur mbi 4100 aktmarrëveshje për pagimin e energjisë eklektike. Reagimi i qytetareve ka qene tejet inkurajues dhe vetëm 3 ditët e fundit janë lidhur 4131 aktmarrëveshjeje për pagimin me këste te detyrimit. Këto dite kanë përfituar edhe 1121 familje te cilat pas pagesës se menjëhershme te detyrimeve te tyre te prapambetura i është zbritur me 80 % kamatëvonesa. Por nuk janë vetëm qytetarët ata që nuk kanë paguar energjinë elektrike, nga aksioni i OSHEE ka rezultuar se janë plot 234 punëtorë të këtij institucioni, që janë debitor me më shumë se 2 muaj vonesë. Duke filluar nga java e ardhshme, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Eklektike do të vendosë në dispozicion të gjithë specialistëve dhe elektricistëve një portal online, përmes së cilës mund të bëhen aplikime për punësim.