Fluks i madh telefonatash ne urgjence per coronavirusin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-02-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Frika nga përhapja e virusit ka nxitur qytetarët të drejtohen në numrin telefonik të vënë në shërbim për t?u konsultuar mbi simptomat. Kjo ka bërë të ketë një fluks thirrjesh drejt numrit të urgjencës 127. ?Vazhdon të jetë numri i lartë i thirrjeve ë 127. Këto ditë, nga data 28 dhe sot janë 9172 thirrje në ditë, rreth 400 misione apo vizita në shtëpi të cilat kanë një rritje edhe këto. Numri i thirrjeve është rritur 45 përqind, numri i misionev po ashtu me 33 përqind. Deri në këtomomente janë skeduar 421 skeda të dyshuara me koronavirus, nga të cilat 26 janë testuar dhe kanë dalë negative?.Sipas specialistëve të mjekësisë, nuk ka vend për dyshime në rast se nuk janë shfaqur asnjë nga simptomat e koronavirusit.?Njerëzit duhet të kenë parasysh që nqs janë të infektuar me koronavirus, të pakten dyditë temperature duhët të jetë 38 e gjysmë, kollë, dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje, ose të vjella, diarre, shenja të koronavirusit, por që janë shenja që I mbivendosen edhe gripit sezonal. Duhet të trajohen në shtëpi si fillim me antibiotik dhe ajrosjen e ambientit. Ndërsa personat që kanë qenë në Shqipëri dhe s?kanë lëvizur në zonat e prekura, kanë grip sezonal, nuk rrezikojnë të jenë të prekur.?Rastet më të shumta të skeduara si të sdyshimta përshijnë grupmoshat mbi 30 vjeç.?Personat e skeduara Kryesisht janëmoshat e rritura, mbi 20 vjec, 35 vjec, që vazhdojnë të lëvizinmes Italisë dhe Shgipërisë, ka dhe raste te moshave me te rritura por kryesisht janë këto grupmosha.?Autoritetet sigurojnë që deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form