http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mbi 7 mijë fermerë kanë aplikuar pranë Agjencisë së Zhvillimit Rural për të përfituar nga skemat e mbështetjes nga buxheti i shtetit. 10 maji ishte afati i fundit për aplikim dhe sipas drejtores së AZHBR Frida Krifca numri i tyre është gati 1000 mijë më shumë se një vit më parë. Por nga cilat zona kanë aplikuar më shumë fermerët dhe kush janë sektorët më me interes për investim? Interesit të lartë për investime nga ana e fermerëve nuk i përgjigjet fondi i vënë në dispozicion nga qeveria. Këtë vit janë parashikuar 4.5 milion dollarë, një shifër kjo e cila është ulur ndjeshëm, pasi vitet e fundit mesatarisht ka qenë në 20 milion dollarë. Të gjitha aplikimet do të verifikohet dhe përfituesit do të kenë afat deri në 6 qershor për plotësuar dokumentacionet e nevojshme për të përfituar paratë. Qeveria aplikon skema mbështetëse për zhvillimin e bujqësisë ku përfitimet varësi edhe të nivelit të investimit arrijnë deri në 2 milion lekë për fermer.