http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Biznesi i vogël po përpiqet të gjejë forma për të shpëtuar nga hyrja në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Kur na ndan rreth një muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, administrata tatimore ka konstatuar një fluks në rritje të bizneseve që duan të çregjistrohen apo kalojnë në status pasiv.
Bëhet fjalë për biznese që janë pranë pragut të xhiros 2 milionë lekë, të cilët po kërkojnë të pezullojnë apo mbyllin aktivitetin dhe të hapen me një emër tjetër.
Por tatimet bëjnë me dije se është e provuar që çdo aktivitet që vijon të përdore të njëjtat ambiente, por ndryshon vetëm administratorin apo pronarin, ka lidhje me personin që kërkon të mbyllë apo pezullojë biznesin.
Këto raste sipas tatimeve janë evidentuar dhe se drejtoria rajonale në çdo qark do të njoftojë çdo subjekt. Nga ana tjetër tatimet paralajmërojnë se çdo ndryshim emri që do të faktohet se po kryhet për qëllim shmangie përgjegjësie do të ngarkohet njësoj me detyrimet që i takojnë.
Paralelisht me këtë fakt administrata fiskale thotë se të gjithë bizneset që janë përfshirë në regjistrin e TVSH do të vijojnë të regjistrohen në këtë skemë edhe nëse kanë kaluar me status pasiv gjatë periudhës 1 janar-31 mars 2018.
Kjo situatë është paralajmëruar më herët nga ekspertët fiskal të cilët janë shprehur se hyrja në TVSH e biznesit të vogël do të shoqërohet me rritje të informalitetit në treg.