http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një zgjidhje që kompania e shpërndarjes së energjisë ofroi për familjet debitorë ndaj saj, ku gjithë debia të paguhet çdo muaj në kuotën mbi 2500 lekë të rinj, radhët e gjata në zyrat e kujdesit ndaj klientit nuk mbarojnë. Njerëzit kanë ardhur të mbajnë radhë që prej orës 6 të mëngjesit. ata thonë se janë të interesuar të paguajnë energjinë elektrike dhe të bëjnë një marrëveshje me kompaninë, por nuk dihet se në çfarë dite do të arrijnë të bëjnë, pasi radhët flasin vetë. Vizion Plus u interesua te zyrat qëndrore të operatorit të shpërndarjes së energjisë. Drejtorja e Shitjeve, Albana Ferraj thotë se është shtuar stafi, ndërsa është marrë vendimi që të punohet me dy turne. Ajo i bën thirrje konsumatorëve te rregullt që të shkojnë dhe të bëjnë pagesat në zyrat e postës Sulltana Nuredini është një pensioniste e cila thotë që gjatë kohës që ka qënë disa muaj te fëmijët i kanë ardhur fatura të larta afrofe. Sulltana thotë se dëshiron të paguajë të gjitha faturat, por me vlerën e vërtetë të tyre.Qytetaret shprehen:Nuk mundem dot të paguaj nga 400 mijë lek, kam një muaj pa energji elektrike. shumë mirë po bëjnë që kanë bërë aksionin që të paguajnë të gjithë, por të na japin një zgjidhje për faturat afrofe.OSHEE- të gjithë konsumatorët të cilët kanë marrë një faturë të fryrë dhe nuk janë ankuar brenda 30 ditësh tashmë nuk kanë mundësi ta vërtetojnë, por nëse i drejtohen gjykatës dhe kundërshtojnë titullin ekzekutiv ku të vërtetojnë që kanë të drejtë atëherë mund ta fitojnë.Radhët e gjata në këto zyra kanë qenë edhe gjatë orëve të mbrëmjes, ku OSHEE ka nisur shërbimin për marrëveshjet e reja me debitorët, sipas drejtorisë qendrore, mësohet se këto probleme kanë qenë edhe në rrethe të tjera të Shqipërisë. edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ka njoftuar edhe njëherë se kush paguan të gjithë borxhin do të ketë 80% ulje të kamatëvonesës. Detyrimi i papaguar i abonentëve familjarë kap shifrën e 600 milion eurove.