http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat e larta te ditëve te fundit kane çuar ne rritjen e fluksit te qytetareve qe kërkojnë mjekim pranë spitalit te Fierit. Çdo dite pranë urgjencës se këtij spitali vizitohen deri ne 120 qytetare. Me te rrezikuarit nga rrezet e forta te diellit mbeten fëmijët dhe te moshuarit veçanërisht ata me sëmundje kronike.Ina Ruzhdija:Pacientet, te çilet paraqiten ne shërbimin e urgjencës jane paciente, te cilët shfaqin shqetësime dhe ankesa nga me te lehtat deri ne ato qe mund te jene me pasoja serioze për jeten. Pacientet me te vështire ne këto raste jane ata, te cilët kane sëmundje kronike, siç janë ata me diabet, me sëmundje zemre apo me sëmundje te trurit.Apeli i mjekeve ne ketë stine te nxehte vere është i njejte për qytetaret; te evitojnë daljet nga shtëpia ne orët kur dielli është me i forte dhe te konsumojnë sa me shume lëngje.