Ulen gjobat për semaforin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kodi rrugor është rikthyer ne Komisionin e Ligjeve pas disa jave heshtje dhe deputetet kane vendosur te ulin ndëshkimet për mosrespektimin e semaforit.Edhe pse Ministria e Brendshme kishte kërkuar qe gjoba per shkelje te semaforit te ishte 40-50 mije leke, mazhoranca ka vendosur uljen e saj, ne 20-30 mije leke. Nje mase me lehtësuese se propozimi i Ministrisë se Brendshme Komisioni i Ligjeve vendosi edhe për pezullimin apo heqjen e patentës. ?Cilido drejtues mjeti qe përsërit brenda 2 viteve me shume se 2 here kalimin me te kuqe për përveç gjobës ndaj tij merret masa administrative per pezullim te lejes se drejtimit nga 9 deri ne 12 muaj?.Komisioni i Ligjeve ka miratuar ne parim edhe ligjin per disiplinën ne forcat e armatosura, një ligj i cili sipas ministres se mbrojtjes Kodheli është me pak i ashpër krahasuar me vendet anëtare te NATO-s. Por deputetet kane pasur vërejtje per ligjin, duke kërkuar qe nje pjese e neneve te tij te zgjidhen me nje rregullore te brendshme, ndërkohe qe vetëm parimet baze te mbeten ne ligj; vërejtje kjo e pranuar nga ministrja Kodheli.

Share This Video


Download

  
Report form