http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha se tashmë qytetarët, nuk do të presin më në radhë të gjata për pagesën e gjobave të automjeteve. Gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e komisariatit të policisë rrugore, Tahiri tha se godina dhe shtimi i sporteleve do të shmangin këtë probleme, ndërkohë që shumë shpejt do të aplikohet dhe gjoba këshilluese. Një ndër projektet e ministrisë është dhe heqja e organit administrativ shtetëror, në të cilën vendoset masa për disa nga shkeljet e kodit rrugor.