http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Asnjë qytetar, nuk do te ndëshkohet me gjobe për shpejtësinë, nëse punonjësi i policisë, nuk është i pajisur me radarë. Kjo është bere e ditur nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili deklaroi se së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm te policisë, e kane marre këtë mase nisur nga ankesat e shumta. Gjate ceremonisë se diplomimit te kursanteve qe mbaruan shkollën baze te policisë, Ministri i Brendshëm ka dhënë disa mesazhe për efektivat me te rinj te policisë se shtetit, te cilëve u ka kërkuar qe te jene garant te rendit dhe sigurisë se qytetareve dhe te japin ndihmësen ne luftën kundër korrupsionit dhe informalitetit.