Tahiri: Dënime për tritolin, burg për energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kush përdor lëndë eksplozive për qëllime kriminale rrezikon deri në 20 vjet burg. Këto sanksione të reja ligjore u prezantuan nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri pas mbledhjes së qeverisë, si një përgjigje ndaj situatës së renduar të shpërthimeve me tritol. Tahiri ka argumentuar se nëpërmjet këtyre masave qeveria synon të ndikojë në parandalimin e këtyre fenomeneve dhe rritjen e ndëshkueshmërisë. Kodi penal ka pësuar ndryshime edhe për ata që vjedhin energjinë elektrike të cilat shkojnë deri në 5 vjet burg. Ndërkohë që drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa leje drejtimi, me ndryshimet e reja në kodin penal do të dënohet nga 10 ditë deri në 3 vjet heqje lirie.

Share This Video


Download

  
Report form