Gjobat për rripin e sigurimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-03-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri u beri thirrje te gjithë përdoruesve te mjeteve të vendosin rripin e sigurimit, pasi siç tha ai në këtë mënyrë shpëton jetë njerëzish. Gjatë inspektimit të një prej postblloqeve në afërsi të mbikalimit të Kamzës, Tahiri tha se shifrat e larta të aksidenteve bënë që problemi të adresohej në themel. Lidhur me projektligjin për kamerat e sigurisë i kthyer për rishqyrtim në parlament nga presidenti Nishani, Tahiri la të kuptohet se ka siguruar mbështetjen e deputetëve për ta miratuar. Për sa i përket problemeve të trafikut në kryeqytet për shkak të punimeve të Bashkisë, ministri i brendshëm u shpreh se kjo është situate e përkohshme dhe një kosto e vogël, përballë të mirës së madhe që marrim nga punët publike në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form