http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse keni gjoba te papaguara bëni mire t?i shlyeni ato brenda një afati 30 ditor pasi ne te kundërtën do te përballeni me penalitete, te cilat shkojnë deri ne bllokim te mjetit. Prej dy ditësh policia rrugore ka shpresuar masat per debitorët, te cilët nuk verifikohen vetëm nga efektivet, por edhe nga kjo pajisje, e cila bën verifikimin online brenda disa sekondave. Efektivet e qarkullimit thonë se ne kryeqytet funksionojnë, dy te tilla ndërsa janë kapur edhe mjete me numër rekord gjobash te pashlyera. Por per Drejtorin e Qarkullimit te Tiranës Ervin Dervishi, ky nuk është nje aksion por vetëm tërheqje e vëmendjes ndaj shofereve qe te zbatojnë ligjin. Numri nje i rrugoreve te kryeqytet sqaron se nuk kane munguar edhe rastet e sekuestrimit dhe te konfiskimit te mjetit por ne asnjë rast nuk ka ardhur nga mospagesa e gjobave. Dervishi kërkon nga qytetaret qe te bejne verifikimin e gjobave ne sistemin online te policisë, duke telefonuar numrin 129 ose edhe ne çdo pike postare.