Biznesi ankohet për gjobat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Që prej shtrëngimit të masave për bizneset të cilat bëjnë evazion fiskal, sipërmarrësit ankohen se po marrin gjoba të padrejta. Një ndër rastet më flagrante është ai i një biznesmeni turk, i cili kishte marrë për të rregulluar instalimet në supërmarketin e tij 3 elektricistë. Por edhe pse Kontrolli i Tatimeve kishte gjetur çdo gjë në rregull, sërish e ka gjobitur atë për mos sigurim të elektricistëve të cilët në fakt nuk i përkisnin fare kompanisë së tij. Kreu i shoqatës së tregtarëve, Nikollaq Neranxi, thotë se tani që biznesi kërkon ta ankimojë gjobën, duhet të paguajë të gjithë vlerën prej 1.5 milion lekësh që të fitojë të drejtën e apelimit të saj. Por rastet e tilla nuk përfundojnë me kaq. Tregtarët e vegjël shprehen se pothuajse përditë kanë patur kontrolle nga tatimet, ku për kolegë të tyre nuk kanë munguar as gjobat e mëdha. Shoqatat e biznesit kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e ndryshuar për procedurat tatimore me argumentin se nuk zbatohet parimi i propocionalitetit, një e drejtë kushtetuese për çdo qytetar. Masa e penalistit nuk është në të njëjtën vlerë me llojin e shkeljes që bëhet. Brenda dy muajsh gjykatat duhet të vendosë nëse do e marrë ose jo në shqyrtim këtë nisëm, por bizneset kërkojnë pezullim të këtij ligji, deri në dhënien e një mendimi nga Gjykata.

Share This Video


Download

  
Report form