Biznesi i ankohet ministrit për certifikatat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të bësh biznes në bujqësi është tepër e vështirë, pasi shpesh ose është e parcelizuar ose edhe kur ajo gjendet mungojnë certifikatat e pronësisë si garanci për marrëveshjet kontraktuale. Të gjendur përballë këtyre vështirësive, bizneset që operojnë në këtë fushë, i janë drejtuar shtetit për të marrë toka me qera. Por edhe këtu sërish lindin probleme, pasi edhe shteti nuk i ka të regjistruara tokat në emër të tij. Denada Shtylla është përfaqësuese e një firme shqiptaro kanadeze dhe prodhimet e serave në Fier i eksporton drejt vendeve të Europës e kryesisht Danimarkës. Ajo ngre si shqetësim pikërisht mungesën e tokës bujqësore për shtim të prodhimit. Në këtë fermë Ministri i Bujqesisë Edmond Panariti ka premtuar zgjidhjen e ngërçit të krijuar për pronësinë mbi tokën. Ai ftoi gjithashtu fermerët që të bashkohen në grupime prodhuesish për të shtuar prodhimet dhe përballuar kërkesat e tregut europian.

Share This Video


Download

  
Report form