Karburantet që abuzojnë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
8 muaj më parë Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë konstatonte karburantet të cilët kanë vjedhur në peshën që i kanë shitur klientëve të tyre, por që atë ditë dhe deri më sot janë bërë tetë muaj që qytetarët nuk e dinë ende ku të drejtohen për të furnizuar makinën e tyre. Para disa ditësh Inspektoriati Qendror Teknik nxori listën e kompanive të cilët abuzojnë me cilësinë e naftës që i shesin konsumatorit, por ende dhe sot ne nuk dimë emrat e pikave të karburanteve të cilët mashtrojnë me peshën. Që prej verës së shkuar dhe deri sot është hapur një debat publik mes metrologjisë dhe qytetarëve për publikimin e këtyre emrave, por kjo çështje ka mbetur pezull. Vjedhjen e karburantit si në sasi por edhe në cilësi, të parët që e ndiejnë në Shqipëri janë taksistët. Sipas raportimeve që ka nga terreni shoqata e taksive thotë se janë të pafundme rastet kur për të njëjtën sasi litrash që ble një shofer, taksimetri tregon kilometra të ndryshme. Ndërsa shoqatat e biznesit thonë se duhet të marrë fund njëherë e mirë fshehja e emrave të abuzuesve, pasi në këtë mënyrë penalizohen edhe sipërmarrësit e ndershëm. Gjergj Buxhuku thotë se vëmendja më e madhe duhet të jetë të cilësia e naftës. Vetëm në periudhën janar - shkurt nga kontrollet e bëra nga drejtoria e përgjithshme e metrologjisë konstaton se janë vendosur gjoba edhe për 26 subjekte të tjera, por nuk jep asnjë detaj më shumë. Ndërkaq edhe pse mashtrimi me sasinë e karburantit është konsideruar vepër penale nga prokuroria, as ky institucion nuk ka bërë publik asnjë emër të pikave të karburanteve që vidhnin qytetarët, por vetëm të personave të akuzuar. Kjo me argumentin sepse organi i hetimit nuk ka vërtetuar që kjo ka qenë një politikë e kompanisë, por veprim individual i personave që janë marrë të pandehur.

Share This Video


Download

  
Report form