Vjedhja nga karburantet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditën e hënë Ministria e Ekonomisë do të dorëzojë pranë këshillit të ministrave aktin normativ i cili detyron Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë të bëjë publikë emrat e karburanteve që vjedhin sasinë. i kontaktuar nga Vision Plus, ministri Florion Mima bën të ditur se akti do të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit të tij në mbledhjen e ardhshme të ministrave. Vetë konsumatorët shprehen se pas lajmit të dhënë nga metrologjia se një pjesë e pikave të karburanteve mashtrojnë në sasinë e hedhur nuk janë më të sigurte se ku të shkojnë dhe të furnizojnë makinën e tyre. Mosbesimi që ata kanë nuk është vetëm për pjesën e sasisë por edhe të cilësisë. Por çfarë e detyron Drejtorinë e Metrologjisë të mos bëjë publikë emrat? Në nenin 9 të ligjit për inspektimin në republikën e Shqipërisë thuhet se publikimi i emrave të kompanive abuzuese duhet bërë në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Por në fakt vetë objekti i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale nuk kufizon kompani tregtare, por vetëm persona fizikë. Sipas shoqatës së mbrojtjes së konsumatorëve, një person i cili ka të ruajtura faturën që ka marrë në një karburant i cili rezulton nga DPM-ja se ka vjedhur në periudhën që ai ka qenë klient ka të drejtë të marrë dëmshpërblim. Nga ana tjetër, ende nuk dihet vlera e parave që pikat e karburanteve kanë fituar si pasojë e mashtrimeve që kanë bërë me sasinë e shitur.

Share This Video


Download

  
Report form