https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Karburantet" ne Kushtetuese - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese ka vendosur qe te shtyje per ne 3 tetor, date kur do te jete ne detyre te plote qeveria e re shqyrtimin e çështjes se markimit te karburanteve. Shoqata e hidrokarbureve ishte përgatitur te paraqiste sot ne gjykate argumentet perse vendimi i qeverise për ngjyrosjen e hidrokarbureve sipas llojit shkel Kushtetutën dhe rrit kostot. Ish-ministri i drejtësisë dhe 9 vjet kryetar i gjykatës se larte, Thimio Kondi, është avokati qe ka marre përsipër te mbroje kete çështje. Sipas Thimio Kondit, qeveria ka shkelur Kushtetutën në nenin 11, ku sanksionohet qartë se sistemi ekonomik bazohet bë lirinë e veprimtarisë ekonomike, ndërkohë që në këtë rast kemi një monopolizim të tregut. Gjithashtu ai shpjegon se pika 3 e këtij nenin lejon vendosjen e kufizimeve të lirisë ekonomike vetëm me ligj, dhe jo me vendim qeverie. Nga ana e saj shoqata e Hidrokarbureve shprehet se detyrimi i kompanive që tregtojnë karburante ka krijuar kosto te konsumatori duke ndikuar që çmimi të rritet deri në 7 lekë për litër. Ndërkohë që, sekretari i përgjithshëm i shoqatës, Viktor Nushi në një reagim të nisur për Vizion Plus, shprehet se në rastin e dhënies së ngjyrimit të naftës dhe benzinës te privati mund të rrezikohet edhe cilësia e karburanteve. Ai shpjegon se kompetencat e kontrollit të cilësisë i takojnë inspektoriatit qendror teknik. Nga ana tjetër sipas Nushit asnjë nga vendet e rajonit dhe të bashkimit europian nuk ka një model në tregun e markimit ku këtë proces ta bëjë vetëm një kompani, e cila llogaritet që të fitojë rreth 30 milion euro në vit. Tashme pritet qe ne seancën e ardhshme Ministria e Financave qe pritet te drejtohet nga Shkelqim Cani te sqaroje përmes përfaqësuesit te saj dhe qëndrimin qe do te mbaje për kete çështje, nëse nuk anulon me pare vendimin e qeverise Berisha.

Share This Video


Download

  
Report form