Rriten serish karburantet, shtrenjtimi i dytë brenda kësaj jave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse që në hyrje të këtij viti çmimi i naftës dhe benzinës pësoi një rritje me 6 lek për litër, sot qytetarët shqiptarë sërish kanë paguar akoma më shumë për të furnizuar makinat e tyre. Në asnjë pikë karburanti të kryeqytetit nuk gjen një vend ku mund të blesh naftën poshtë 190 lekëve, ndërsa në disa vende të tjera mund të shohësh se çmimi i naftës është barazuar me atë të benzinës. Taksitë janë edhe pjesa më e prekur nga rritja e çmimeve, ata thonë se tashmë kostoja që duhet të paguajnë shtesë vetëm për ata që punojnë në kryeqytet e tejkalon shumën e 120 mijë lekëve në ditë. Dhe kjo jo vetëm ul fitimin e tyre, por rrezikon që t'i çojë drejt falimentimit. Edhe pse në vite çmimi i karburanteve në Shqipëri ka njohur vetëm rritje duku iu afruar sot vlerës së 200 lekëve, ende konsumatori shqiptar nuk e di nëse e merr atë në sasinë dhe cilësinë e duhur. Me të gjitha këto kosto si pasojë e rritjes së çmimit drejtuesit e mjeteve thonë se duhet të nxjerrin nga xhepi para të tjera për të riparuar makinën për shkak të cilësisë së dobët që ka nafta që blejnë. Të paktën për dhjetë vitet e fundit çmimi i naftës është dyfishuar, por nuk mund të themi dot të njëjtën gjë për kontrollin që autoritet shtetërore kanë bërë për të siguruar cilësinë e duhur të saj. Aktualisht Shqipëria numëron 1000 pika karburanti, ndërsa xhiroja e një viti në këtë treg shkon në 900 milionë euro.

Share This Video


Download

  
Report form