Karburantet, sërish “në sitë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-04-16

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Energjisë do të vijojë kontrollin në shoqëritë që tregtojnë karburantin me shumicë. Pas heqjes së të drejtës për të shitur për 40 kompani, zyrtarë të kësaj ministrie thonë se është e patolerueshme që ende dhe sot, këto kompani të mos arrijnë të përmbushin kriteret minimale të licencimit. Nevojat për furnizimin me karburant për vendin do të plotësohen nga shoqëritë e tjera. Pas heqjes së licencave, Shqipëria tani numëron 185 shoqëri që tregtojnë karburantet me shumicë. Dritan Saphiu, drejtor i Hidrokarbureve thotë se kompanive iu është hequr e drejta për të shitur naftë, pas lajmërimeve për të korrigjuar shkeljet. Këta tregtarë tashmë nuk kanë më të drejtë që të kërkojnë rilicencim. Mbajta e kapacitetit të sigurisë së depozitave të naftës sa 30 ditë shitjesh mesatare është një detyrim i vendosur që në vitin 1999, kjo synon t?i mbrojë qytetarët nga lëvizja e çmimeve në bursa.

Share This Video


Download

  
Report form