Karburantet, akuzë mashtrimi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyrtarisht pikat e karburantit te zbuluara me abuzime akuzohen nga prokuroria e Tiranës per vjedhje me ane te mashtrimit. Hetimet janë ende ne fazen ku nuk ka persona konkrete te akuzuar, por nuk përjashtohet mundësia qe pas sekuestrimit te raportit te Metrologjisë, te ketë se shpejti edhe te pandehur. Por, ndërkohë qe kane nisur hetimet për zbardhjen e kesaj skeme abuzimi, organi i akuzës thote se nuk do te mjaftohet vetëm me hetimin e mashtrimit me sasinë, por edhe me cilësinë e karburanteve, pasi ka dyshime se disa subjekte përdorin lende te ndryshme përzierjesh, qe rrisin sasinë ndërkohë dëmtojnë cilësinë e karburanteve. Aktualisht nga 14 pika qe janë gjetur me shkelje pas kontrollit te Metrologjisë ne 3 muajt e fundit, prokuroria e Tiranës është duke hetuar vetëm katër raste qe ndodhen ne territorin e saj, ndërsa 10 te tjera i takojnë te verifikohen nga prokuroritë e rretheve. Grupi hetimor i drejtuar nga prokurori Julian Zonja është duke studiuar praktikat e ndjekura nga inspektoret e Metrologjisë ne subjektet te cilat janë gjetur me shkelje. Hetimi po kryhet nga njësia task-force e kryeqytetit, e cila një dite me pare sekuestroi ne drejtorinë e Metrologjisë dokumentacionin e nevojshëm. Ne fakt, interesimi i prokurorisë ka nisur rreth një muaj me pare, ku prokurori i rrethit Petrit Fusha i ka kërkuar zyrtarisht drejtoreshës se Metrologjisë Kozeta Mesiti, nëse gjate kontrolleve te ushtruara ka vërejtur elemente te veprës penale, apo ka kryer ndonjë kallëzim. Por kjo e fundit me ane te një shkrese te nisur ne 2 shtator i ka kthyer përgjigje se shkeljet e konstatuara jane vetëm te karakterit administrativ. Kjo përgjigje nuk i ka bindur prokuroret, te cilët mendojnë se kemi te bëjmë me elemente te veprës penale dhe kane nisur hetimet kryesisht për abuzimet e verifikuara 3 muajt e fundit. Ndërkohë burime nga prokuroria deklarojnë se nëse vërtetohen shkeljet do te hetohen abuzimet ne 1 vit kalendarik.

Share This Video


Download

  
Report form