Hetim abuzimit me karburantet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Task-forca e Prokurorisë së Tiranës sekuestron raportin e kontrollit te metrologjisë i cili përmban emrat e pikave te karburantit qe kane vjedhur konsumatorët. Pas hetimit te nisur kryesisht, ne baze te informacioneve te publikuara ne media, mesditën e enjtes ne ambientet e drejtorisë se metrologjisë ka mbërritur një nga oficeret e policisë gjyqësore, i cili ka marre ne dorëzim te gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Ai ka sekuestruar nder te tjera praktikat e kontrollit, qe janë ndjekur ne pikat qe kane rezultuar me probleme. Hetimet do te ndiqen nga prokurori Julian Zonja. Ai tashme ka ne tavolinën e tij një seri dokumentesh te cilat u sekuestruan gjate ditës nga oficeri gjyqësor ne zyrat e metrologjisë. Aktualisht hetimet janë në fazën e verifikimit dhe me pas do te vendoset nëse do te ketë një procedim penal. Ne fakt interesi i organit te akuzës për te hetuar subjektet qe kane abuzuar me qytetaret ka nisur qe pas aksionit te metrologjisë te datës 16 korrik. Pak dite me vone, ne datën 5 gusht, siç e tregon edhe kjo shkrese, prokuroria i ka kërkuar metrologjisë te dhëna nëse kishte paditur ndonjë subject per vjedhje. Por ne daten 2 shtator, Drejtoresha e Metrologjise Kozeta Mesiti vuri ne dijeni organin e akuzës se ne kontrolle u vërejtën vetëm kundravajtje administrative ndaj dhe nuk ka patur denoncim në prokurori. Ne këto kushte, ne mungese te nje kallëzimi, prokuroria nisi vete hetimet duke u bazuar tek raportimet e medias. Ne kontrollin e fundit te metrologjisë, ne gusht, metrologjia njoftoi se ishin kontrolluar 801 makineri, nder te cilat 93 te tilla abuzonin me sasinë. Metrologjia konkludoi gjithashtu se 14 subjekte që tregtojnë hidrokarbure kanë prishur plumbosjen e bërë nga inspektorët në aparatet matës, duke vjedhur qytetarët. Drejtuesit e këtij institucioni nuk pranuan te publikojnë emrat e kompanive mashtruese, duke u justifikuar me pengesat ligjore, ndonëse Ministria e Ekonomisë ka sqaruar se nuk ka asnjë ligj qe nuk e lejon transparencën e këtij procesi.

Share This Video


Download

  
Report form