Hetim çmimit të karburanteve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse çmimi i karburantit në vend ka rënë, shoqatat e bizneseve dhe ekspertët mendojnë se nivelet e tij duhet të ishin më të ulëta dhe se ende ka dyshime për situata monopoli në treg. Vetë Autoriteti i Konkurrencës në një raport të depozituar në kuvend, shprehet se do të nisë edhe për 2016-ën monitorimin e çmimeve.?Analiza e çmimeve të larta nga ndërmarrjet e pakicës e bën të nevojshëm vlerësimin e treguesve financiarë të tyre, gjë e cila duhet të vlerësohet në mbyllje të pasqyrave financiare. Për këto arsye dhe për të qenë më të saktë në periudhat krahasimore është vendosur që monitorimi të vazhdoje edhe gjatë vitit 2016.?Ndonëse ka hapur disa herë hetime në këtë treg, Konkurrenca nuk ka bërë asnjë kompani fajtore për situatë oligopoli, ku firmat bien dakord me njëra- tjetrën për të mbajtur të njëjtat çmime. Në konstatimet e saj, Konkurrenca shprehet se ka dyshime të bazuara për marrëveshje kartel, prandaj për këtë ka kërkuar ngritjen e njësisë së monitorimit të tregut nga ana e Ministrisë së Energjisë. Por që prej marsit të 2015-ës kjo njësi nuk është ngritur ende. Çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare kanë më shumë se 6 muaj që vijojnë të bien, duke shënuar rekorde në dekadën e fundit, por Shqipëria ka çmime më të larta edhe se Greqia, shtet qe vitet e fundit ka ngritur ndjeshëm ngarkesën fiskale në këtë sektor.

Share This Video


Download

  
Report form