https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Zharrëz, kontroll "tërmeteve" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas qëndrimit prej një muaji në magazinat e kompanisë "Albpetrol", dy nga pesë aparatet sizmiografimetrikë janë vendosur në fushën naftëmbajtëse të Zharrëz-Marinëzës, në  Fier. Aparatet do të jenë të përhershëm në këtë zonë dhe shërbejnë për matjen e të dhënave sizimike ndërsa nëpërmjet linjave të dedikuara, të dhënat transmetohen direkt në Institutin e Gjeoshkencës në kryeqytet. Drejtues të kompanisë mbikëqyrëse "Albpetrol", të "Bankers Petroleum", prefekturës Fier, dhe komunës Zharrës kanë inspektuar vendosjen e këtyre aparaturave. Pavarësisht se të dhënat e monitorimit do të përcillen në Tiranë, është e çuditshme që "Bankers", e cila ka blerë edhe pajisjet në vlerë 260 mijë dollarë do të bëjë edhe monitorimin e rezultateve që do të japin këto aparatura. Sistematikisht gjatë 3 viteve të fundit, kur banorët janë ankuar se "Bankers" po u shkatërron shtëpitë nga aktiviteti i saj nëntokësor, kompania nuk e ka pranuar asnjëherë këtë edhe pse të dhënat e Institutit Sizmiologjik në Tiranë nuk raportonin për tërmete në Zharrës-Marinëz. Por vendosja e këtyre aparaturave ishte rezultat i grevës së urisë së banorëve të zonës dhe negociatave me qeverinë, në përfundim të të cilave u vendos edhe që "Bankers" të investojë për infrastrukturën dhe mjedisin e dëmtuar të kësaj zone. Ndërsa aparaturat janë vendosur tashmë, dy kërkesat e tjera të banorëve nuk kanë filluar ende të plotësohen.

Share This Video


Download

  
Report form