Përfundon greva në Zharrëz, qeveria plotëson kërkesat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria pezullon aktivitetin e një prej kontraktorëve të kompanisë "Bankers", e cila kryen shpërthime në zonën naftëmbajtëse të Zharrë-Marinëzës në Fier. Firma "Smape", nënkontraktuese e "Bankers" nuk do të kryejë më shpërthime në këtë zonë, ndërkohë që aparaturat që do të instalohen së shpejti atje do të vërtetojnë nëse lëkundjet që kanë sjellë dëmtime të shtëpive shkaktoheshin nga shpërthimi i kësaj kompanie, apo nga tërmetet e zakonshme. Qeveria ka plotësuar kështu kërkesat e grevistëve të urisë, shumica këshilltarë të komunës Zharrës, të cilët kërkuan ti jepej fund shkatërrimit të shtëpive të tyre. Plotësimi i këtyre kërkesave i dha në fakt fund edhe grevës së urisë së nisur një ditë më parë në një nga lokalet e fshatit Zharrës. Ndërkohë, qeveria pasi ka rënë dakord me kompaninë "Bankers" premton edhe rehabilitimin e zonës, si dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara në shtëpitë e banorëve. Greva e urisë së banorëve të komunës Zharrëz nisi në mesditën e djeshme pas dështimit të bisedimeve mes qeverisë dhe banorëve, të cilët prej 3 vjetësh kërkojnë që kompania "Bankers" gjatë aktivitetit të saj të mos shkatërrojë banesat e tyre. Greva e urisë erdhi pas disa ditëve protestë që u shoqëruan me bllokim të rrugëve dhe ashpërsim të qëndrimeve të banorëve të Zharrëzës pas lëkundjeve të forta të tokës në këtë zonë katër netë më parë.

Share This Video


Download

  
Report form