http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra njerëz janë dyndur në radhë para Zyrës së Punësimit të qarkut të Tiranës këtë javë. Kanë të përbashkët statusin si të papunë, por shumica e tyre nuk kanë ardhur se duan të punojnë. Ata kërkojnë të pajisen me letrën si të papunë që të përfitojnë ashtu si edhe deri sot ndihmën ekonomike. Një 45-vjeçar ka ardhur nga Krraba dhe pretendon të vijë çdo ditë në Tiranë të punojë në ndërtim. Edhe ai vetë e di që kjo është e pamundur, por regjistrimi si i papunë është mënyra e vetme për të mos dalë nga skema e ndihmës ekonomike. Drejtori i zyrës rajonale, Fatjon Dhuli sqaron për Vizion Plus se në Tiranë ka të regjistruar 22 mijë persona të papunë, nga të cilët 14 mijë janë trajtuar deri më sot me ndihmë ekonomike. Vetëm në këtë fillim viti, zyra ka të paktën 600 oferta për vënde të lira pune, në biznesin fason, por edhe ne institucione si bankat. Regjistrimi i këtyre ofertave behet në të njëjtën zyre punësimi, ku vetë bizneset e kanë të vështire të gjejnë punonjës. Kur i pyet të papunët ata të gjithë të thonë se duan të punojnë, por disa prej tyre me te tilla kushte. Për te evituar abuzimet me marrjen e ndihmës ekonomike, zyra e punës ka vendosur që të mos e klasifikoje si të papunë, një person që refuzon tre here vendet e punës që i gjenden. Ndoshta në këtë mënyrë do të ulet numri i të papunëve reale dhe do të plotësohen edhe vendet e punës në biznese.