http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët gjatë javës së fundit po tregohen më të tërhequr ndaj kërkesave për të bërë pushime në Greqi. Kreu i Shoqatës së Turizmit, Enver Mehmeti thotë se ka patur frenime dhe rënie të numrit të turistëve që duan të shkojnë në ishujt grekë, por situata më serioze është në Egjipt. Jo vetëm ata që kanë rezervuar, por edhe agjencitë e udhëtimit, kanë nisur të anulojnë rezervimet për në këtë shtet. Megjithatë për agjenci të tjera, kërkesat për Greqinë në këto muaj, nuk kanë lëvizur. Besnik Vathi, pronar i Agjencie Turistike e shpjegon këtë fakt edhe me sjelljen shqiptarëve, të cilët nuk kanë aq frikë sa gjermanët apo francezët. Operatorët turistikë raportojnë probleme edhe në dërgesat e parave dhe rezervimet që u bëjnë hoteleve përmes bankave, për shkak të mbylljes së tyre. Ndërkaq, vetë mediat greke, raportojnë për një rënie të numrit të turistëve në Greqi, duke cituar presidentin e federatës së hotelerisë greke, Janis Restos, i cili thotë se kjo situatë po sjell pasoja të rënda për turizmin.