https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Qeveria "hetim" në Zharrëz - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e zonës Zharrës kanë kërkuar zgjidhjen e situatës së krijuar nga shpërthimet nëntokësore në banesat e tyre. Në një takim me ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri, banorët kërkuan dëmshpërblim për banesat e shkatërruara, si dhe zgjidhjen përfundimtare të situatës dhe ndalimin e operacioneve nëntokësore të kompanisë së naftës "Bankers". Ministri i Energjitikës, Gjiknuri tha se kjo çështje meriton një përgjigje të shpejtë dhe se shteti nuk do të mbyllë më sytë përballë kësaj situate. Në përfundim të takimit një grup të rinjsh i bënë me dije ministrit se kanë nisur nënshkrimin e një peticioni që do t'i drejtohet qeverisë në themel të të cilit qëndrojnë problemet e shkaktuara nga lëkundjet e tokës, ato të ndotjes së ambientit dhe të punësimit në sektorin e naftës. Në këtë takim, ministri Gjiknuri preku edhe problemet e kompanisë "Albpetrol". Ai tha se do të hetohet veprimtaria e kësaj kompanie ndërsa do të behet transparencë e punësimeve dhe të kontratave të lidhura me kompanitë e huaja prej "Albpetrolit".

Share This Video


Download

  
Report form