https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Zharrëz, ngrihet grup pune për "tërmetet" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shumë javësh protesta për shtëpitë e plasaritura dhe netët e kaluara jashtë nga banorët e komunës Zharrëz në Fier, ministria e Energjetikës ka ngritur një grup pune për vlerësimin e situatës, mbi lëkundjet e vazhdueshme të tokës në zonën naftëmbajtëse, Qëllimi i grupit të punës lidhet me monitorimin e lëkundjeve, i cili do të realizohet nga vendosja e dy stacioneve sizmike në këtë zonë. Blerja dhe montimi i pajisjeve do të financohet nga kompania "Bankers". Të dhënat që do të përftohen nga vendosja e stacioneve sizmike do të përpunohen dhe ndiqen nga ana e Institutit të Gjeoshkencës, Albpetrol-it dhe AKBN-së. Procesi pritet që në një periudhë deri në 6 muaj nga vendosja e pajisjeve të japë të dhëna konkrete për shkaqet e lëkundjeve të tokës. Këtë situatë e nxiten protestat e vazhdueshme të banorëve. Në protestën e fundit ata bllokuan dhe rrugën kombëtare Fier-Berat. Në këtë zonë numërohen në vitet e fundit, sipas Institutit sizmologjik, rreth 52 lëkundje toke, që kanë si epiqendër Zharrës-Marinëz dhe intensiteti i tyre shkon nga 2 deri në 4 ballë të shkallës rihter. Banorët prej kohësh deklarojnë se tërmetet janë të improvizuara nga shpërthimet e nëntokës, e si provë kryesore paraqesin faktin se këto gjoja tërmete, sipas tyre, kanë nisur së bashku me punën e kompanisë "Bankers" në zonë.

Share This Video


Download

  
Report form