Rëndohet gjendja në Zharrëz - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jeta e nëntë banorëve të Zharrzës në Fier, që prej 16 ditësh janë në grevë urie, është në rrezik. Ata janë në pritje të një përgjigjeje për dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e kompanisë naftënxjerrëse Bankers. Të pakënaqur me reagimin e institucioneve, grevistët thonë se nuk do dalin nga greva deri sa te gjendet nje zgjidhje. Që prej së hënës ata kanë refuzuar edhe ujin. Grevistet tentuan te refuzonin edhe serumet, por kjo nuk është lejuar nga familjarët, të cilët i kanë dërguar në spital mesatarisht një herë në çdo 12 orë. Kjo është greva e dytë e urisë per demet e shkaktuara ne fshatin Zharrez. Banoret kërkojnë verifikimin dhe kompensimin e dëmeve në banesa dhe mjedis. Pak kohë më parë Ministria e Energjisë i kërkoi Bashkisë dhe Prefekturës Fier të marrë masa të menjëhershme për sistemimin e përkohshëm të banorëve, banesat e të cilëve janë vlerësuar si të pabanueshme si dhe riparimin e shtëpive.

Share This Video


Download

  
Report form