Rama: Tatimorët, jo më kusarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga sfidat e reja me të cilat do të përballet administrata tatimore është sjellja korrekte me biznesin. Kërkesa vjen nga kryeministri Rama, i cili në një takim me 150 punonjës të rinj të tatimeve, u ka bërë thirrje që të jenë në shërbim të sipërmarrësve në çdo kohë. Sipas Edi Ramës, tashmë më e keqja kaloi, por ajo që mbetet në vijim është justifikimi i rritjes së taksave për biznesin e madh e të mesëm, në mënyrë që të mos paguhet më "taksa e kohës dhe korrupsionit"."Të jemi shërbëtore të biznesit, merrni rrogën me taksat e tyre. Nuk ka më të privilegjuar dhe duhet t'i themi jo korrupsionit. Nuk është sjellja që do të bëni ju me sipërmarrësit ajo që përcakton shkeljen që ai bën, por drejtësia në vendimmarrje".Rama bëri thirrje që të ketë sa më pak kontrolle për biznesin ndërkohë që lajmëroi se brenda këtyre gjashtë muajve do të rishikohen një pjesë e mirë e ligjeve tatimore, ku asistencën në këtë rast do e bëjë FMN-ja."Do rishikojmë ligjin për procedurat tatimore, ligjin e TVSH-së dhe atë të tatimit mbi të ardhurat, kjo pas kërkesave që vetë biznesi na ka bërë. Biznesi nuk do të shohë më vonesa në rimbursimin e TVSH-së, ai do të jetë brenda 60 ditëve".Gjatë mbajtjes së bilancit për tremujorin e fundit të 2013-ës, administrata tatimore konstatoi se janë mbledhur 3 miliardë më shumë lekë në buxhetin e shtetit. Ndërsa kryeministri iu la si porosi të fundit sjelljen që ata duhet të kenë me qytetarët dhe bizneset: "Problemin dhe mund mos e zgjidhim, por të paktën t'iu qajmë hallin..."

Share This Video


Download

  
Report form