Rama: Jo kompromis me të korruptuarit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama hedh një tjetër hap drejt kompromisit me opozitën për miratimin e reformës në drejtësi. Ai propozoi mekanizmin zhbllokues për institucionet e Vetingut, sipas të cilit, Parlamenti do të anashkalohet nga përzgjedhja e anëtarëve të institucioneve të drejtësisë. Rama thekson se nuk toleron kurrsesi Vetingun, duke thënë se pas vijës së kuqe qëndrojnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.Rama flet për shkundje nga themelet të sistemit të korruptuar të drejtësisë. Kryeministri kujtoi ato që ai i cilësoi bëmat e një sistemi drejtësie të kapur nga qeveria e PD. Por nuk u mjaftua me kaq. Shefi i ekzekutivit i kujtoi kundërshtarit politik se si ai vete i shpëtoi drejtësisë. Kryeministri tha se koalicioni qeverisës për asnjë moment, nuk ka pasur si qëllim kapjen e sistemit, pasi sipas tij, pa reformonim në themel të drejtësisë, Bashkimi Europian nuk do t?ia çele Shqipërisë dyert e integrimit.

Share This Video


Download

  
Report form