Rama: Reforma, jo gjueti shtrigash! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forumi kombëtar kundër korrupsionit i ka shërbyer kryeministrit Edi Rama per te sqaruar se lufta ndaj këtij fenomeni është nje beteje per modernizimin e shtetit. Duke u mbështetur tek nje prej tezave te tij me te forta edhe ne opozite se është sistemi qe korrupton njerëzit, lideri i maxhorances ka theksuar se nuk mjafton dënimi i personave qe marrin ryshfet Per Edi Ramen çdo beteje ka lidhje me vendosjen e shtetit ligjor dhe qe te kete sukses duhet te filloje nga ata qe qeverisin vendin. Edhe njëherë kryeministri është ndalur tek beteja me e rëndësishme e kabinetit te tij, ajo kundër vjedhjes se energjisë e cila pavarësisht kostove nuk do te ndalet. Lideri i maxhorances ka kërkuar bashkëpunimin e qytetareve e duke i ftuar te denoncojnë ne kutinë e shërbimeve te hapur ne faqen e çdo ministri ne rrjetin social facebook, pasi suksesi ne luftën ndaj këtij fenomeni nuk mund te arrihet pa bashkëpunimin e qytetareve

Share This Video


Download

  
Report form