Rama: Jo guvernator politik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guvernatori i ri i Bankës se Shqipërisë nuk do te vije nga politika por do te jete nje ekspert ekonomie. Ne konferencën e pare per shtyp pas arrestimit te Ardian Fullanit, Kryeministri Edi Rama ka shuar keshtu te gjithë zerat për kandidaturat politike qe kane qarkulluar ditët e fundit ne media duke theksuar se pasardhësi i Fullanit do te jete nje figure e pranuar edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare. ?Askush nuk duhet te mendoje se janë hapur vende te reja pune ne Bankën e Shqipërisë. Kemi kritere te forta për guvernatorin dhe ai nuk do te vije nga radhët e politikes?. Sipas shefit te ekzekutivit, shumica qeverisë nuk do te ndërmarre asnjë hap te nxituar e ne kete këndvështrim ndryshimet ne ligjin e bankës se Shqipërisë nuk do te vijnë se afërmi ne parlament. ?Jo ndryshime thelbësore te shpejta, mund te bëjmë vetëm ndonjë ndryshim qe duhet per emergjencën e situatës.? Por arrestimi i Ardian Fullanit duket se nuk e ka bere kryeministrin te ndryshoje qëndrim ndaj prokurorit te përgjithshëm, duke kërkuar me shume prova te luftës kundër korrupsionit. Per Kryeministrin Rama, edhe pse zgjedhja e guvernatorit te ri kërkon vetëm 71 deputete; pjesëmarrja e opozitës ne proces do te ishte e mirëpritur, duke u shprehur i gatshëm te takohet per ketë çështje me liderin e opozitës Basha.

Share This Video


Download

  
Report form