Rama: Duam çeljen e negociatave, jo anëtarësim në “BE” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Tensionet politike në vend, të cilat kulmuan me protestën e opozitës të shtunën e kaluar me kërkesën për dorëheqjen e tij dhe largimin e ministrit të Brendshëm Fztmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama i vlerëson si normale në një vend si Shqipëria. Në intervistën dhënë për France24, shefi i qeverisë tha se kjo është jeta politike e Tiranës.



?Kërkesat e opozitës nuk medoj se jaë lajm për faqet e para ndërkombëtare, atoj janë çështje e të brendshme të Shqiëprisë. Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri ndodh shpesh here, që kur ne kemi hyrë në demokraci. Kur flas në një gjuhë të huaj nuk flas për opozuitën, pasi është çështje e brndshme e Shqipërisë. Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha, kjo është jeta demokratike e vendit dhe është normale?



Kryeministri theksoi se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogrës, si dhe kundër krimit të organizuar ka njohur rezultate konkrete. Sipas tij, ishin piëkrisht këto rezultate që shtynë Komisionin Europian të rekomandonte nisjen e bisedimeve pa kushte me Shqipërinë. Rama u shpeh  se Shqipëria nuk po kërkon të bëhet anëtare e BE-së por vetëm të nisë negociatat.





?Europa vuan nga kriticizmi që vjen nga brenda BE. Prej shumë faktorësh, një prej tyre është më themelor, Europa po përjeton një çast që lidhet me faktin se brezi ri nuk e ka përjetuar luftën. Ndërkohë unë kur isha ministër i Kulturës, mijëra shqiptarë kanë ardhur në Shqipëri për t?i shpëtuar luftës.  Nuk bëhet fjalë për zgjerim të BE, por për të vazhduar në të njëjtën linjë që ka thënë edhe Presidenti Macron, të vazhdojmë edhe tej në thellim të refromave në vendet e Ballkanit. Nuk bëhet fjalë për zgjerim faktin, sot nuk bëhet fjalë për anëtarë të rinj, por për të ndihmuar vendevet e Ballkanit, për t;i cuara përpara. Nuk kërkojmë asnjë para nga Europa. Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës, por janë rrugëtim për të vijuar reformat. Ka shumë kapituj dhe reforma që duhet të përmbushim?



I pyetur mbi investimet turke nq Shqipëri, kryeministri Edi Rama tha s ajo janë normale. Sipas tij këto invetsime kanë nisur prej rreth 30 vitesh.Turqia është një partner ekonomik sic janë edhe vendet e tjera, tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form