http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Ne nuk mbështesim më mbijetesën, ne nuk shpërndajmë më lëmosha, ne nuk e çojmë më asnjë qindarkë të buxhetit të shtetit në drejtim të paditur, apo thjesht për të larë gojën me njerëzit që janë në fshat. Çdo qindarkë do të shkojë në drejtimin e duhur për të gjithë ata që në fshat, përmes punës krijojnë vende të reja pune, krijojnë rritje të prodhimit dhe zinxhir vlerash, që përfundon me rritje të eksportit, përveçse me përmbushje të nevojave të tregut të brendshëm. Sot, duke qenë një vend kandidat kemi mundësi të përfitojmë më shumë fonde nga BE. Por për këtë ama duhet të jemi të vetëdijshëm për një gjë, BE nuk fal asgjë. Prandaj sëbashku ne duhet të përgatitemi. Së bashku ne duhet të arrijmë që fondet që mund të thithim nga BE, t'i thithim përmes projekteve të duhura". Ministri i Bujqësisë Panariti shpjegoi se do te nise një projekt shumë ambicioz prej disa milionë eurosh, në mbështetje të ullirit, por kryesisht të fokusuar tek cilësia, standardet dhe teknologjia. Po punohet gjithashtu per nje skeme te sigurimit të prodhimeve. Ndërsa janë shpërndare kontratat e përfitimit nga skema e mbështetjes ne bujqësi, vete fermerët kane pranuar se nder vite iu ka munguar mbështetja financiare. Specialistet e bujqësisë po hartojnë ndërkohe edhe skema te tjera për nxitjen dhe sigurimin e prodhimeve, sipas zonave përkatëse.