http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas përplasjeve të forta mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, ka reaguar për herë të parë edhe kryeministri Edi Rama. Duke mbrojtur sërish reformën në drejtësi, Rama tha se ajo nuk behët për emra të veçantë, por për njerëzit e korruptuar të sistemit. Kreu i qeverisë nënvizoi se nga kjo reformë, do të fitojnë njerëzit e thjeshtë që detyrohen të paguajnë ryshfet me çdo kusht, për të marrë drejtësi. Duke folur në një takim me abonentë dhe drejtues të kompanisë së energjisë te OSHEE, Rama bëri publik projektin më të ri, atë të leximit të sahatit nëpërmjet kompjuterit 4 herë në vit. Ky program mbetet sfidues për t?u zbatuar në praktikë, për aq kohë sa Shqipëria ka probleme të theksuara me adresat.