Durrës, romët me qendër të re - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zona e Nish Tullës në Shkozet të Durrësit vazhdon të jetë një nga lagjet më problematike të qytetit. Në këtë lagje jeton pjesa më e madhe e komunitetit rom dhe egjiptian të këtij qyteti. Përveç problemeve të zakonshme që lidhen me papunësinë dhe integrimin e plotë të kësaj kategorie në shoqëri, popullsia rome e Nish Tullës përballet edhe me mungesën e kushteve minimale të jetesës, si dhe diskriminimin nga ana e personave të veçantë. Pjesëtarët e këtij komuniteti shprehen se familjet e tyre tashmë nuk janë më as në listën e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Popullsia rome është përballur shpesh me premtime të shumta, në kohë fushatash elektorale, ashtu siç ishte edhe premtimi më i fundit për ngritjen e një pallati për strehimin e familjeve rome të Shkozetit. Tashmë barakat e tyre janë shembur, por pallati ende nuk ka nisur të ndërtohet. Neglizhenca ndaj romëve si dhe vetë natyra këtij komuniteti i ka bërë ata që ta sfidojnë shtetin në mes të ditës. Duke qenë një popullsi lëvizëse, ata nuk paguajnë kurrë energjinë elektrike, por e sigurojnë atë në mënyrën e tyre. Por abuzimi me energjinë elektrike shpeshherë kthehet në rrezik për jetën e tyre. Në këtë zonë, ku jetojnë me shume se 1000 banore te komunitetit rom, u inaugurua së fundmi një qendër komunitare, si pjesë e programit të Kombeve të Bashkuara për fuqizimin e komuniteteve lokale në nevojë.

Share This Video


Download

  
Report form