Rritja ekonomike vetëm 1 % - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekonomia gjatë tremujorit të dytë të këtij viti është rritur vetëm me 1%, rritja më e ulët kjo e shënuar gjatë një viti zgjedhor kur edhe investimet publike janë më të mëdha se zakonisht. Degët që patën përkeqësimin më të madh janë turizmi, transportet dhe komunikacioni, degë të cilat në muajt paraardhës kanë patur rritje. Ndërkaq për herë të parë pas dy vitesh shënohet një përmirësim me 16% për industrinë e ndërtimit, kjo duke marrë shkas edhe nga frymëmarrja që ky sektor pati gjatë shtrimit të rrugëve në periudhën e fushatës dhe larjes së disa borxheve që qeveria Berisha bëri në muajin maj. Ngadalësimi i rritjes ekonomike ka vijuar edhe për sektorin e bujqësisë, i cili në shumë raste ka patur kontributin kryesor në ekonominë shqiptare. Përveç tremujorit të dytë, edhe i pari shënoi shifër të ulët të rritjes ekonomike në nivelin 1.8%, shumë larg parashikimit të bërë në buxhet. Tashmë mbetet të shihet se sa do të jetë vlerësimi që ministria e financave do të bëjë për ekonominë e këtij me draftin që do të dorëzojë në kuvend gjatë rishikimit të buxhetit 2013.

Share This Video


Download

  
Report form