Rritja ekonomike planifikohet 3.8 % në 2017-ën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja ekonomike për vitin 2017 planifikohet në nivelin 3.8 %. Reformat dhe politikat e ndërmarra nga qeveria synojnë që këtë vit të jemi një nga vendet me rritjen më të lartë në gjithë ish-bllokun komunist.Ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë një konference për shtyp në fund të muajit dhjetor tha se parashikojmë të jemi vendi i 2 me rritje në këtë grup vendesh dhe besojmë se do të jemi të parët në rajon.Për vitin 2016 qeveria beson në një rritje ekonomike 3.3-3.5 % rritje e PBB. Kjo rritje, sipas ministrisë së Financave, është ushqyer nga gjallërimi i konsumit dhe investimeve private, të mbështetur nga rritja e pagave dhe punësimit, nga përmirësimi i besimit, si dhe nga kushtet e favorshme të financimiEdhe Banka e Shqipërisë, parashikon një përmirësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike gjatë dy viteve në vazhdim. Motorri kryesor i rritjes do të vazhdojë të jetë gjallërimi i kërkesës private, ndërkohë që politika fiskale do të vazhdojë të mbetet në kahun konsolidues.Buxheti i vitit 2017, krahas mbështetjes së rritjes ekonomike garanton kuadrin makroekonomik dhe konsolidimin fiskal përmes uljes së borxhit me 3%, duke zbritur në 69.1%.Po ashtu të ardhurat rriten me 7.6% më shumë se në 2016-ën, duke arritur në 436 400 milionë lekë. Shpenzimet llogariten 467 599 milionë lekë dhe defiçiti 31 199 milionë lekë.Investimet publike parashikohet të arrijnë në masën 5% e PBB. Gjatë këtij viti qeveria planifikon të financojë 20 miliardë lekë për reformat në sektorët kyçë, ndërsa do të akordojë 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve.

Share This Video


Download

  
Report form