Institucionet ndërkombëtare financiare vijojnë të ulin pritshmëritë optimiste për rritjen ekonomike të Shqipërisë edhe gjatë 2013-ës. Kështu pas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, është BERZH, që vlerëson se ekonomia shqiptare nuk do të rritet më shumë se 1.5%. Sipas raportit të publikuar për Shqipërinë dhe disa vende të tjera në rajon, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, tërheq vëmendjen e qeverisë që të mbajë nën kontroll financat publike dhe të bëjë kujdes defiçitin fiskal, duke theksuar që mbetet parësore stabilizimi i sektorit bankar, në një kohë kur kreditë e këqija kanë arritur 24%. Ekspertët e ekonomisë i vlerësojnë të panevojshme dhe jo të studiuara ndërhyrjet e shpeshta të politikave të qeverisë gjatë këtij viti me uljen e disa taksave, lehtësira të cilat shumë shpejt mund të rrezikojnë mjaft nivelin e borxhit. Përsa i takon parashikimit të rritjes ekonomike, BERZH ka qënë më afër edhe me INSTAT në këto vlerësime. Për 2012-ën ky institucion vlerësoi se ekonomia do të rritej 1.5% ndërsa instituti i statistikave e nxorri rritjen 1.6. vetë ministria e financave në buxhetin e hartuar për këtë vit pret që rritja ekonomike të jetë 3%.
International financial institutions continue to reduce optimistic expectations for economic growth in Albania during 2013. So after the International Monetary Fund and World Bank, EBRD is, it assesses the Albanian economy will not grow more than 1.5%. According to the report published in Albania and some other countries in the region, the European Bank for Reconstruction and Development, attracts the attention of the government to keep public finances under control and take care of the fiscal deficit, noting that priority remains stabilizing the banking sector, in a time when bad loans reached 24%. Experts estimate the economy and not unnecessarily frequent interventions studied government policy this year to reduce some tax incentives that could endanger soon enough level of debt. In terms of economic growth forecast, the EBRD has been more closely with STAT in these estimates. For 2012 this institution estimated that the economy grew 1.5% while the statistics institute issued increased 1.6. self finance ministry drafted the budget for this year expects economic growth to be 3%.