BB: Rritja ekonomike 1.6 % - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Rritja ekonomike e Shqipërisë sipas Bankës Botërore për vitin 2012 parashikohet të mos kalojë nivelin 1.6%, ndërkohë që qeveria shqiptare e ka të parashikuar në buxhet se do të jetë 4.3%. Gjatë një video konference me 6 vendet e rajonit të Evropës Juglindore, krye ekonomisti i Ballkanit Perëndimor parashikoi një situatë të vështirë ekonomike.
"I gjithë rajoni do të përballet me një ngadalësim të rritjes ekonomike, gjë e cila pritet të ulë ndjeshëm punësimin dhe të shtojë varfërinë, në disa prej vendeve të rajonit ku bën pjesë edhe Shqipëria rritja ekonomike nuk është përkthyer në shtim të punësimit, ndërkohë që Serbia Shqipëria dhe mal ii zi duhet të përballen këtë vit me sfida për uljen e borxhit." Sipas Zeljko Bogetic, Shqipëria bën pjesë në vendet të cilat rrezikojnë financimin e borxhit për shkak të prapambetjeve të pagesave që i ka sektorit privat dhe atij shtetëror. Nga ana tjetër zyra qendrore e bankës botërore në Shqipëri, rekomandoi se një alternativë më e mirë për qeverinë shqiptare do të ishte shtimi i shpenzimeve dhe jo lehtësimi i barrës fiskale" ka thënë Zeljko Bogetic, krye ekonomist i BB për Ballkanin Perëndimor. Banka botërore vazhdoi të shprehe qëndrimin e saj se shpëtimi i situatës ekonomike në vend bazohet në uljen e defiçitit buxhetor në nivelin 3%, kur në fakt buxheti i vendit aktualisht synon ta mbajë atë në 3.5%. Sipas Bankës Botërore nëse ka një skenar ku Greqia del nga eurozona rritja ekonomike në Shqipëri do të vijojë të ulet më tej.

Albania's economic growth according to World Bank for 2012 is projected to not exceed 1.6% level, while the Albanian government has budgeted to be 4.3%. During a video conference with six countries of Southeast Europe, Western Balkans top economist predicted a difficult economic situation.
"The whole region will face a slowdown in economic growth, which is expected to significantly reduce poverty and increase employment in several countries of the region where Albania is part of the economic growth has not translated into increased employment, while Serbia and Montenegro, Albania ii black must face challenges this year to reduce debt. "According Zeljko Bogetic, Albania is part of the countries that threaten debt financing because of payment arrears has private and public sector. On the other hand the head office of World Bank, recommended that a better alternative for the Albanian government would not increase spending and ease the fiscal burden, "said Zeljko Bogetic, chief economist of the WB for the Western Balkans. World Bank continued to express its view that the salvation of the country's economic situation is based on reducing the budget deficit at 3%, when in fact the state budget currently intends to maintain it at 3.5%. According to World Bank has a scenario where Greece out of the eurozone economic growth in Albania will continue to decrease further.

Share This Video


Download

  
Report form