Rritja ekonomike 2.3% - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërtimi i Gazsjellësit Trans Atlantik dhe faktorë të tjerë të jashtëm në radhët e vendeve të BE-së, pritet t?i japë një zhvillim të konsiderueshëm ekonomisë shqiptare. Sipas parashikimeve të BERZH në raportin e tij te fundit për vitin 2015, Prodhimi i Brendshëm Bruto vitin e ardhshëm pritet te rritet nga 2.3 në 3.3 përqind. Kjo rritje, sipas Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, favorizohet dhe nga përpjekjet për luftën ndaj informalitetit në vend. Ekonomia shqiptare ka patur një performancë të qëndrueshme në vitin 2015. Ndryshimet fiskale janë domethënëse dhe qeveria po përpiqet që të arrije objektivat, për të cilat është rënë dakord në programin e FMN-së. Qeveria ka rritur përpjekjet për të luftuar informalitetin në ekonomi. Rritja ekonomike në vitin 2015, përllogaritet të jetë rreth 2.3 % pak më ulët se parashikimi ynë në muaj maj, por do të rritet në 3.3 përqind në vitin 2016, me një përmirësim te klimës së faktorëve të jashtëm dhe nisjes s punës për ndërtimin e TAP. Dokumenti ndalet dhe te çështja e azilkërkuesve. Në të theksohet se nga Kosova dhe Shqipëria, ka ardhur një fluks i lartë i kërkesave për azil në Gjermani. Shqipëria dhe Kosova janë vende të rëndësishme te origjinës së valës së emigracionit. Në vitin 2015, më shumë se 20 përqind e kërkesave për azil në Gjermani u plotësuan nga shqiptarët dhe shtetasit e Kosovës. Nën propozimet e Bashkimit Europian, këto vende janë deklaruara si të sigurta. Për këtë arsye, azili nuk do të jepet dhe këta persona do të riatdhesohen.Raporti i BERZH per muajin nëntor, është 32 faqe. Ai sjell një analizë ekonomike nisur dhe nga zhvillimet e fundit gjeopolitike.

Share This Video


Download

  
Report form