Sejko: Rritja ekonomike u ngadalësua në fund të 2018-ës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-02-06

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Monedha vendase do të vijojë të jetë në pozita të forta edhe gjatë 2019. Pas një mbiçmimi të ndjeshëm të lekut në vitin që lamë pas, Banka e Shqipërisë konstaton se ky efekt do të jetë prezent edhe në pjesë e parë të vitit.?Inflacioni shënoi një rënie të lehtë në tremujorin e fundit të vitit 2018. Norma mesatare e tij zbriti në 1.8% gjatë tremujorit të katërt, kundrejt vlerës 2.2% të shënuar në tremujorin paraardhës. Kjo rënie pasqyroi goditje të përkohshme të ofertës dhe përcjellje më të plotë në inflacion të efektit frenues që vjen nga mbiçmimi i kursit të këmbimit. Ky efekt do të vijojë të jetë i pranishëm edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2019, por ai pritet të shuhet në periudhën pasuese-tha Genti Sejko, guvernator i BSH. Gjatë konferencës së përmuajshme, guvernatori Sejko, tha se ekonomia shqiptare u ngadalësua në fund të 2018.?Të dhënat e disponuara sugjerojnë se ekonomia ka vijuar të rritet edhe në tremujorin e katërt, ndonëse me një ritëm më të ngadaltë se ai i tremujorëve paraardhës. Analizat tona sugjerojnë se ky ngadalësim pasqyron një kontribut më të ulët të prodhimit të energjisë elektrike dhe pritet të jetë i përkohshëm.?Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut, në nivelin 1 %.

Share This Video


Download

  
Report form