Jaka për sistemin e fajdeve - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 3

Kriza ekonomike ka detyruar tashmë bizneset që nga sistemi normal i kreditimit në sektorin bankar, të kalojnë në sistemin e fajdeve.
Gjatë një interviste të dhënë për vizion plus, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka ngre shqetësimin që situata financiare në të cilën ndodhet biznesi po hap rrugë të rrezikshme të cilat në fakt e zhytin atë në një vorbull borxhesh me kosto shumë më të larta. Por si është krijuar një situatë e tillë? Për Jakën, një pjesë e mirë e përgjegjësisë për situatën e krijuar është e qeverisë shqiptare, e cila duke mos paguar bizneset për shërbimet e kryera në punë publike i ka shkaktuar atyre humbje të thella dhe ka krijuar vështirësi në moslikuidimin e këstit të kredive që kanë marrë nga banka. Kjo gjë i ka bërë këto sipërmarrje automatikisht të padëshirueshme për të marrë financime të reja. Shoqatat e biznesit kanë bërë kërkesa të vazhdueshme pranë qeverisë që të shlyejë detyrimet e prapambetura, nga ana e saj ministria e financave ka premtuar se do të bëjë këto pagesa brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, menjëherë pas marrjes së parave nga privatizimet.

The economic crisis has forced businesses already from normal system of banking sector credit to spend in usury system.
In an interview given to vision plus, president of the Chamber of Commerce, Nikolin Jaka raises concern that the financial situation in which the business is opening the dangerous path which actually dip it in a whirlpool of debt much higher cost. But how is it created such a situation? Jake, a good part of the responsibility for the situation is the Albanian government, which by not paying for services rendered to businesses in public works has caused them deep loss and has created difficulties in moslikuidimin installment loans that have received by the bank. This has made these undesirable automatically venture to obtain new financing. Business associations have made constant demands to the government to settle the arrears, by its finance ministry has promised to make these payments within the first 6 months of this year, shortly after receiving the money from privatization.

Share This Video


Download

  
Report form