http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur flitet për korrupsionin ne Shqipëri e me konkretisht per nivelin e tij tek gjyqësori, ne sytë e Bashkimit Evropian sistemi i drejtësisë është më shume objekt se sa subjekt i luftës kundër tij. E nëse për Rumaninë e cila pak kohë më parë ishte një nder vendet me nivelin më te lartë të korrupsionit gjerat kanë ndryshuar, ne Shqipëri edhe perceptimi i publikut për sistemin e drejtësisë është mjaft i ulët.Ne vitin 2014 është bere nje vlerësim per punën antikorrupsion ne bashkimin evropian dhe Rumania zuri vendin e 5 për praktikat e mira ne këtë fushe. Ndoshta nuk me besoni, por do ju flas me shifra. Momentalisht kemi me shume se 52 funksionare shteti te dërguar ne gjykate. 1 ish kryeministër, kryeministrin aktual 9 ministra 30 deputete dhe 8 senatore. Për sa i përket sistem,it gjyqësor kemi me shume se 102 gjyqtare e prokurore nga te cilët 24 gjyqtare dhe 32 prokurore janë dënuar me burgim.Gjatë tryezës së organizuar Bashkimi Evropian për problemet e sistemit të drejtësisë u diskutuan dhe problemet me transparencën, dënimet penale si dhe funksionin e ILDKP ne zbardhjen e pasurisë së gjyqtareve dhe prokuroreve.