Arvizu: Përsosni sistemin e drejtësisë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Ne një kohe kur Komisioni i Ligjeve po shqyrton draftin për Gjykatën Administrative, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i ka bere thirrje politikes te miratoje sa me shpejt bazën ligjore për ngritjen e këtyre gjykatave. Nga Lezha, diplomati i Uashingtonit theksoi se për përsosjen e sistemit te drejtësisë kërkohet vazhdimësi e reformave. "Vlerësojmë shume rolin e Gjykatës Administrative dhe ligjin qe po hartohet posaçërisht për te, i cili do forconte sistemin e drejtësisë. Do ftoja politiken te bënte me tepër ne këtë drejtim. Duhet pranuar se sfida për te përsosur sistemin e drejtësisë është e madhe, pasi nuk ka një zgjidhje te vetme, por duhen reforma te përhershme," u shpreh Arvizu. Këto deklarata ambasadori Arvizu i beri nga Gjykata e Lezhës, e para qe instaloi sistemin e regjistrimit dixhital te audios për gjithë proceset gjyqësore. Nga ana e tij, ministri i drejtësisë Halimi e cilësoi këtë projekt një hap te madh ne drejtim te transparencës e luftës ndaj korrupsionit. Ai nënvizoi se pavarësia e gjykatave nuk do te thotë qe ato te jene te pakontrollueshme. Sistemi i dixhitalizimit pritet te shtrihet brenda vitit 2013 ne çdo gjykate te vendit.

In a time when the Law Commission is reviewing the draft to the Administrative Court, the U.S. Ambassador Alexander Arvizu has urged policy to adopt as soon as the legal basis for the establishment of these courts. From Lezha, Washington diplomat stressed that improving the justice system requires continuity of reforms. "Appreciate the role of the Administrative Court and the law that is designed specifically for it, which will strengthen the justice system. Will invite policy to do more in this direction. It must be admitted that the challenge to perfect the system of justice is great, as there is no single solution, but permanent reforms are needed, "said Arvizu. These statements made ??by Ambassador Arvizu the Court of Lezha, before you installed the digital recording system for all audio litigation. For his part, Justice Minister Halimi considered this project a major step toward transparency and fighting corruption. He underlined that the independence of the courts does not mean that they are uncontrollable. Digitizing system is expected to lie within the year 2013 in any court of the country.

Share This Video


Download

  
Report form