Arvizu apel për dialog - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dialogu i shumëpërfolur mazhorancë - opozitë është komentuar edhe nga Ambasadori Amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu. Në një takim për reformën territoriale dhe procesin e decentralizimit; çështje këto për të cilat mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur gjuhën e kompromisit, diplomati amerikan theksoi rendësinë e dialogu mes partive politike. Por duke iu referuar fyerjeve dhe akuzave që politikanet shqiptarë  kanë shkëmbyer në Parlament gjatë seancave të fundit plenare, Arvizu pranoi se bashkëpunimi është i vështirë në këtë klimë politike. Prej më shumë se një muaji, pas shkarkimit të Zana Xhukes në 20 shkurt, opozita ka vendosur marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin dhe seancat plenare janë shndërruar në arene beteje ku dy kampet politike nuk lëshojnë vetëm akuza politike, por edhe fyerje personale ndaj njeri-tjetrit. Në këtë sfond politik dështoi edhe takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha për çështjen e reformës administrative territoriale.

Share This Video


Download

  
Report form