http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reformë në sistemin e ujitjes dhe kullimit, për të mundësuar që deri në përfundim të mandatit qeverisës të furnizojnë me ujë 100 mijë fermerë. Kryeministri Edi Rama, tha gjatë prezantimit të sistemit të motirotimit të ujitjes dhe kullimit, se gjithçka do të përkthehet në rritje ekonomike. Kreu i qeverisë konsideroi këtë reformë si një zotim ambicioz për rilindjen e fshatit dhe bujqësisë shqiptare. Shefi i ekzekutivit tha se i gjithë sistemi do të pësojë një revoluzcionalizim, pasi përgjegjësia e ujitjes dhe kullimit të tokave bujqësore do tu kalojë 61 njësive bashkiake, të cilat do të jenë përgjegjëse për këtë sistem.